Shënkolli gati, Kruja: Nuk ka rëndësi ku luhet, duam 3 pikët

Shënkolli luan në transfertë ndeshjen e javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Kalendari i ka vënë përballë skuadrës së Veleçikut. Edhe pse koplikasit nuk do të luajnë në Shkodër, sikurse kanë bërë në takimet e tjera të këtij sezoni, trajneri i Shënkollit, Alket Kruja nuk e shikon si një faktor negativ për skuadrën e tij faktin që ndeshja do luhet në Pukë.

Madje ai e vlerëson këtë sfidë në Pukë si një plus për skuadrën e tij, pasi do të jetë një ndeshje e hapur me një rival direkt në renditje. Për SportEkspres.com, Kruja deklaroi se skuadra e Shënkollit do të luajë për rezultat pozitiv në këtë takim.

“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë sfidë dhe nuk e kemi problem se do të luhet në Pukë, sepse për Shënkollin kjo është vetëm një ndeshje në transfertë. Skuadra është e kompletuar në formacionin bazë dhe ne do të luajmë me synimin për të fituar. Tri pikët na e bëjnë më të lehtë rrugëtimin tonë në grupin e skuadrave për mbijetesë”.

Pas javës së 17-të të Kategorisë së Parë, në Grupin A Shënkolli  renditet në vendin e 8-të me 20 pikë.  Veleçiku pozicionohet në vendin e 6-të me 22 pikë të grumbulluara.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *