Sekreti i Francës, triumfuan në Rusi dhe falë… çamçakëzëve!

Franca ia doli të triumfonte në Botërorin Rusi 2018, duke dërguar për herë të dytë në histori kupën e botës në Paris. Didier Deshamp arriti të ndërtonte një grup fantastik dhe një formacion të frikshëm. Të shumta ishin shkaqet e fitores së kombëtares franceze, por “Le Parisien” zbulon dhe një detaj të çuditshëm.

Rreth 120 paketime me çamçakëzë me kapsula prej 50-100 miligram kafeinë janë përdorur nga lojtarët e kombëtares franceze. Kafeina nuk konsiderohet një substancë dopingu që nga viti 2005, pavarësisht se mbetet në listën e produkteve të mbikëqyrura nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Përdorimi i kafes është bërë trend në kampionatin francez, pasi atë e përdorin shumë ekipet e Marsejës dhe Reimsit, sidomos në pushimin e ndeshjeve. Gjatë kohës që Marselo Bielsa ishte trajner i ekipit t Marsejes, ai vendosi të që një makineri kafeje të vendosej afër pankinës, në mënyrë që të gjithë të kishin mundësi për ta shijuar atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online