Shembulli që vjen nga Greqia/ Kryeministri ndërhyn për të shpëtuar ekipin e shqiptarve nga përjashtimi i Superligës

Komiteti Grek i Sportit Profesional ka konstatuar së fundmi se Paok dhe Xanthi kanë të njejtin pronar, Ivan Savvidis. Biznesmeni rus është vërtetuar se veç pronësisë së PAOK, ka dhe aksione në skuadrën tjetër të Super Ligës. Nisur nga ky fakt, Komiteti ka marrë një vendim drastik duke kërkuar që të dy skuadrat të përjashtohen nga kategoria.

Lajm ky që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët, që kanë qenë të parët që kanë mbushur sheshet duke protestuar. Vendimi nuk është pritur mirë as nga qeveria greke duke e quajtur si mjaft të rendë dënimin e propozuar. Ishte pikërisht kryeministri grek Mitsotakis që ka propozuar ndryshime të menjëherëshme në legjislacion duke zbutur vendimet. Nga ndryshimet e bëra, Paok mund të humbas 5 pikë, ndërsa Xanthit 10 pikë.

Kryeministri Mitsotakis ka thënë se ndryshime të tilla përmirësojnë aportin në vend dhe nuk dëmtojnë skuadrat. Një shembull ideal që vjen për vendin tonë, në një moment kur ligji i sportit për sponsorizimet po lypet dita ditës të aplikohet. Si duket kryeministri ynë, Edi Rama dhe kabineti i tij, nuk do të ndjekin shembullin e homologut grek që shpëtoi nga rënia e kategorisë dy skuadra./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online