DITA E FUNDIT E MERKATOS/ Kukësi e gjen sulmuesin në Zvicër, bëhuni gati për shumë zyrtarizime

Dita e sotme që sapo ka hyrë do të sjellë shumë zhvillime në futbollin shqiptar, ndërsa jemi në 24 orët e fundit të merkatos së dimrit. Tashmë do të shohim edhe shumë zyrtarizime që do të vijnë nga klubet shqiptare, që do të japin edhe “xhirimin” e fundit, ndërsa gara po i drejtohet fundit.

Menaxheri Florian Biba ka treguar se Kukësi e ka gjetur zëvendësuesin e largimit të Mirlind Dakut në Zvicër. Megjithëse nuk tregohet saktësisht emri, është një sulmues 22-vjeçar, me pasaportë europiane dhe që nuk është i njohur në Shqipëri.

Zyrtarizime të radhës priten te Bylisi, por njëkohësisht edhe te Tirana. Me shumë vëmendje do të shihet se çfarë mbrojtësi do të prezantojnë bardheblutë, ndërsa për Arlind Ajetin nuk figuron ende asgjë.

Por pa harruar këtu edhe Luftëtarin, që ka marrë “OK” nga FIFA vetëm para pak orësh për zhbllokimin e merkatos, duke pasur vetëm një ditë në dizpozicion për të zyrtarizuar disa afrime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online