Do të jetë goditja më e madhe e orëve të fundit, Gareth Bale i bashkohet Murinjos te Totenham

Gareth Bale pritet të jetë “bomba” më e madhe e kësaj merkatos së dimrit, e cila pritet të vijë në orët e fundit të merkatos. Sulmuesi uellsian do të rikthehet te Totenhemi dhe do të lërë skuadrën e Realit të Madridit.

Drejtuesi i ekipit anglez, Daniel Levy, ka shkuar në Spanjë dhe ka folur me Florentina Perez për të marrë shërbimet e Gareth Bale. Nga ky takim ka pasur shumë optimizëm, duke pritur që ylli i tyre i dikurshëm në Angli, të rikthehet përsëri në shtëpi.

Një dëshirë e madhe kjo edhe e Murinjos, që kërkon një armë të fortë për ta përdorur kundër rivalëve. Pavarësisht se Gareth Bale ka pasur një rënie të formës te Reali, do të jepte shumë kontribut për Totenhemin në “Premier League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online