Shembull i thjeshtësisë, Kavani dashuron Uruguajin e tij!

Kohë pushimesh për shumë futbollistë pas Botërorit… Dhe, thuajse 90% kanë zgjedhur vendet e nxehta, plazhet e bukura dhe marramendëse, panoramat e jashtëzakonshme, pishinat e luksit dhe hotelet prestigjioze… Ibiza, Maldive, Republikë Domenikane, Sardenjë, por deri në Tajlandë…

E megjithatë, Edinson Kavani, edhe pse fiton thuajse 11 mln euro te PSG, nuk do t’ia dijë për luksin dhe për vendet ekzotike… i mjafton Uruguaji i tij, ashtu si në foton e postuar ku duket mjaft i lumtur mes familjes dhe njerëzve të afërm.

“Duke shfrytëzuar një ditë në fusha…”. Kavani duket pranë një qeni, teksa janë shtruar pranë një oxhaku të vogël teksa është i veshur mirë, pasi në Uruguaji tashmë bën 11 gradë celsius…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *