“Shembujt janë Muçi dhe Çelhakën“, presidenti i Legias tregon strategjinë e klubit: Investojmë në talente me perspektivë shitjeje

Legia e Varshavës po kalon një moment krize në kampionat, ku mbajnë vendin e parafundit në renditje vetëm një sezon pasi u shpallën kampionë. Presidenti i klubit ka dhënë një intervistë të gjatë në faqen zyrtare të Legias, ku ka shprehur dëshirën e tij për kreun e ri të pankinës si dhe ka shpjeguar strategjinë e ndjekur për të ardhmen e klubit. Darius Mioduski ka treguar se ekipi polak ka investuar në lojtarë të rinj me talent dhe me një perspektivë për tu shitur në klube më të rëndësishme. E si shembuj përmend Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhakën, të dy të ardhur në radhët e Legias nga Tirana.

“Ne kemi ulur mesataren e moshës në ekipin e parë, kemi rritur potencialin e shitjeve dhe po shikojmë edhe lojtarë të rinj me talent dhe perspektivë shitjeje. Shembuj këtu janë Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Mahir Emreli. Ne investojmë në përfaqësues të vendeve si Mathias Johansson, Ihor Kharatin apo Lirim Kastrati. Në të njëjtën kohë, po shohim polakë si Bartosz Kapustka apo Maik Naërocki, të cilët kontribuan shumë në lojë deri në momentin e dëmtimit“, ka thënë ndër të tjera Darius Mioduski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online