“Shehi e kishte me merak:’S’po bëjmë një gol me skemë’”, Osmani tregon krenarinë e bardhebluve: Nuk mbaj mend që Tirana të fuste të rinj

Tefik Osmani ishte i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka folur më tepër rreth Tiranës. Drejtori teknik i bardhebluve tregon një nga krenaritë e këtij klubi, prodhimet me shumicë të Akademisë. Aktivizimi i lojtarëve të rinj është kthyer në filozofinë e klubit, diçka kjo që nuk ndodhte kurrë më parë. Gjithashtu më pas Osmani zbulon edhe një nga pengjet më të mëdha të Orges Shehit, i cili duket se dëshironte prej kohësh realizimin e një goli me anë të skemave.

“Në një ekip që pretendon për titull kampion, tani i shënova, janë gati 5, po them 3 të ardhur nga Akademia, sepse 2 janë të ardhur, Nikshi dhe Bytyçi. Gjumsi, Kuka dhe Qefalia, që janë aktivizuar përgjatë këtij kampionati. Pa lënë mënjanjë që kemi huazuar lojtarët si Stafa dhe Omari dhe Burreli dhe te Erzeni. Nuk është e lehtë. Unë që jam shumë afër aty them që meritë e madhe ka grupi, që është i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë. Të mos duket sikur flas për presidentin, por nuk është e lehtë. Në rast se presidenti vë një kusht që duhet të aktivizohen lojtarët e rinj, stafi duhet ta marri përsipër.

Gjumsi mendon që ka bërë mirë, se e para është aktivizuar në një rol jo të tij. Ka bërë mirë me aq sa ka luajtur. Gabime? Gabime kemi parë që bëjnë edhe lojtarët me eksperiencë. Po ta mbani mend Gjumsin, na ka dhënë fitoren me Partizanin. Ka hyrë nga stolid he ka bërë krosimin për Xhixhën. Tiranën nuk e mbaj mend të fuste lojtarët e rinj kaq shpejt. Vite më përpara mbaj mend Ansi Agollin. Nuk mbante, i huazonte. Ishte shumë e vështirë. Shehi ka punuar shumë me skemat. Edhe goli i parë që ka ardhur, e kishte me merak: ‘S’po bëjmë një gol me skemë’. Gesi nuk i humb asnjëherë dhomat e zhveshjes.“, ka thënë Tefik Osmani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online