Shefi i sportit italian: Të isha Tavekio, do jepja dorëheqjen

Karlo Tavekio nuk ka ndërmend të largohet nga froni i Federatës Italiane dhe sot tha: “Nesër kemi mbledhje, do analizojmë arsyet e dështimit”.

Në fakt, arsyeja e dështimit është vetë ai, së pari, së bashku me gjithë drejtuesit e tjerë të futbollit italian, presidentët e klubeve, trajnerin Ventura e me radhë.

Për këtë arsye, edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI), Xhovani Malagò, në një konferencë të gjatë për shtyp mbajtur këtë të martë, tregohet i qartë dhe i dërgon një mesazh të prerë Tavekios: “Fola me Tavekion, e pyeta ç’plane ka dhe më tha që do të zhvillohet një mbledhje. Po të isha në vend të Tavekios, do të jepja dorëheqjen, nuk ekziston mundësi tjetër. Ventura ishte një bast i humbur, por problemi nuk është vetëm trajneri. Roli i Venturësi si përgjegjës i gjithë ekipeve kombëtare ka qenë një vlerësim i gabuar dhe kontrata e tij merr fund, rinovimi hynte në fuqi vetëm në rast kualifikimi, ndaj dorëheqja e tij është e kotë, tani apo pas një muaji. Fillimisht parashikohej një drejtor i përgjithshëm me një administrator të deleguar krah tij, ndërsa më pas mbetëm pa administrator të deleguar. Nuk shkojmë në Botëror dhe është e qartë që do të kemi humbje të mëdha financiare, por nëse shkoi keq, do të thotë që janë bërë zgjedhjet e gabuara. Do doja të falënderoja Bufonin, që edhe pas ndeshjes kundër Suedisë doli para kamerave dhe mori përgjegjësinë mbi vete. Foli edhe për përgjegjësi sociale. Komplimente një brezi që na ka dhënë kënaqësi të mëdha, me futbollistë si De Rosi, Kielini e Barzali që, me sa duket, do t’i japin lamtumirën kombëtares”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online