Xherdan Shaqiri nuk udhëtoi drejt Beogradit për ndeshjen me Liverpulit dhe Cervena Zvezdës. Trajneri donte që të evitonte problemet e mundshme, duke kujtuar se shqiponja që gjilanasi u tregoi serbëve në Kupën e Botës mund të sjellë ndonjë problem. Po ashtu trajneri i “the Reds” donte që t’i krijonte pak mundësi pushimi zviceranit me origjinë shqiptare.
27-vjeçari ka folur për të parën herë pas asaj ndeshje, duke e pranuar vendimin e trajnerët. Po ashtu Shaqiri komenti dhe situatën në skuadër, ku nuk la jashtë vëmendjes dhe një krahasim për Liverpulin dhe Bajenrin.
“Do të ishte një atmosferë e nxehtë dhe ishte më mirë që të mos ushtoja me skuadrën e të isha i përqendruar vetëm për futbollin dhe asgjë tjetër”.
“Isha në një gjendje të mirë dhe u stërvita me një pjesë të lojtarëve që nuk ishin për këtë ndeshje. Doja që të paraqitesha mirë në ndeshjen pasardhës dhe ishte diçka e mirë. Është trajneri ai i cili vendos nëse do të luaj nga fillimi apo do të futem në pjesën e dytë. E rëndësishme është që të japim më të mirën tonë dhe të japim ndikimin tonë kur të aktivizohemi. Në një skuadër nuk mund të luajnë më shumë se 11 lojtarë Çdokush duhet t’i pranojë vendimet e trajnerit dhe deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë”.
“Konkurrenca? Kam luajtur me lojtarë si Frank Riberi dhe Arjen Roben te Bajerni. Nuk është diçka e re për mua. Nuk mund të bëj krahasime, pasi lojtarët janë të ndryshëm, të cilët luajnë sipas skemave të trajnerit. Sa i përket intensitetit të ndeshjeve është në të njëjtin nivel si te Bajerni ashtu dhe te Liverpuli”.