Shansi i artë i Shkëndijës, grupet janë të arritshme

Shkëndija ka arritur të bëjë mjaft mirë deri më tani në Champions duke kaluar dy ture. Tetovarët eliminuan në turin e parë skuadrën uellsiane te TNS-së, ndërsa në raundin d ytë me mjaft vështirësi kaluan Sherifin e Tirapsolit. Vështirësia sa vjene  rritet, por skuadra kuqezi ka një mundësi të artë që të arrijë në grupet e Europa League-s, edhe pse në turin e tretë të Championsit do të sfidojë skuadrën e Salcburgut, që ishte një nga rivaltë më të vështirë, që e niste aventurën direkt nga ky raund.

Skuadra austriake ka shumë kualitet dhe normalisht që Shkëndija është inferiore në letër, por sërish me formatin e UEFA-s edhe në aventura në Ligën e kampioneve ndalet këtu, atëherë do të zhvendosen në fazën ”play-off” të Europa League-s.

Favorizues fakti që shorti hidhet më datë 6 gusht , pra para se të luhen ndeshjet e turit të tretë të Championsit. Në short ndarja në vazo do të bëhet duke marrë në konsideratë koeficionetit e skuadrës që është favorite, pra në rastin e Shkëndijës të RB Salcburgut.

Në të tilla kushte në turin e “play-off” të Europa Leagues,  gjithnjë nëse Shkëndija nuk ia del të kalojë Salcburgun, do të ketë një kundërshtar në letër jo shumë të fortë, pasi shanset janë që të sfidojë një skuadër që vjen nga raundi i tretë i Europa Leagues dhe jo një nga ekipet që eliminohen nga turi i trete i Championsit.

Deri më tani Shkëndija ka garantuar fazën play-off të Europa Legaues, por ata do provojnë dhe ndaj austriakëve. Edhe një edicion më parë Shkëndija u ndal në “play-off” nga Milani, por këtë herë shoti pritet që të mos jetë as i ashpër sa një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *