Ish-sulmuesi i Partizanit gjen ekip, transferohet në Serbi

Partizani ka hasur mjaft vështirësi me sulmuesit këtë verë. Nëse me Egdar Çanin nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për t’u larguar, me mjaft lehtësi u arrit divorci me sulmuesin Stefan Nikoliç.

29-vjeçari mund të thuhet u largua më shpejt seç erdhi tek kryeqytetasit, pasi me fanellën e demave u aktivizua vetëm në 40 minuta në dy sfidat me Mariborin. Nuk ka zgjatur shumë gjetja e një skuadre të re, pasi malazezi do të aktivizohet në elitën e futbollit serb.

Skuadra e Surdulicës ka siguruar shërbimet e Nikoliç, i cili tani dot jetë i detyruar që të luajë deri në verën e ardhshme në Serbi, pasi i ka djegur të dyja dritaret e transferimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online