Shaland: Nuk ka luftë me Panuçin, përdorim të njëjtën strategji!

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, në konferencën për shtyp para miqësores me Shqipërinë, ka folur për mediat direkt nga Zvicra.

A është një sfidë brenda familjes ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes, vëllai i vogël përballë vëllait të madh. Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Nations League.

Në ndryshim nga Kosova, Shqipëria ka më shumë përvojë. Si e gjykoni?
Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Europian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore, sigurisht nëse do të kemi motivimin e duhur përballë një kundërshtari të fortë. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare sesa e gjithë skuadra ime, përjashtojmë në këtë rast Ujkanin. Do të jetë një sfidë e madhe për ne.

Ndërkohë, do të keni disa mungesa dhe çfarë prisni nga kjo ndeshje, rezultati ka rëndësi?
Valon Berisha apo Paçarada, Kryeziu dhe Voca janë mungesa që më hapin probleme, por do t’i zëvendësojmë me lojtarë cilësorë të U-21. Duhet t’u japim eksperiencë lojtarëve të rinj, është një test shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E di që njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë duan vetëm fitore, por si trajner duhet të mendoj përtej fitores, pra për të ardhmen. Kjo miqësore është zgjidhja më e mirë për të aktivizuar lojtarë të rinj.

Sakaq, ka një “luftë” me Panuçin sa i përket talenteve…
Konkurrenca me Shqipërinë është një problem i vogël për mua. Panuçi i Shqipërisë kërkon lojtarët më të mirë, edhe po ashtu për Kosovën, kjo është e natyrshme. Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën. Panuçi vepron në të njëjtën mënyrë, pra që talentet të pranojnë të luajnë për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online