Berisha: Fund sezoni? Në kombëtare vihet me dashuri!

Në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Kristian Panuçi ishte edhe Etrit Berisha, portieri kuqezi, i cili është pyetur për disa tema, nga kombëtarja, te miqësorja me Kosovën dhe kolegu Strakosha.

Si është të luash përballë Kosovës?
Herën e kaluar ishte lojë e bukur, por në rrethana pak ndryshe. Ne vinim nga kualifikimi në Europian dhe donim të festonim. Ashtu ndodhi. Tani, po përgatitemi për Europianin dhe duhet parë si një lojë që na shërben për vazhdimin.

Sa të motivuar jeni duke parë fundin e sezonit?
Në kombëtare vijmë me dashuri, për të gjithë është ndjenjë e mirë që jemi këtu. Duam ta shfrytëzojmë sa më mirë momentin tonë, edhe pse vijmë pas fundit të sezonit. Këto dy ndeshje duhet të na fuqizojnë më shumë si ekip.

Arrite me Atalantën Europa League, ndërsa bashkëkombësi dhe kolegu yt, Strakosha humbi shansin Champions përballë Interit. A biseduat me të?
Me Tomin flas shpesh dhe në fakt nuk e pashë dot ndeshjen, se isha në udhëtim. Ndoqa ndeshjen të regjistruar, pra rastet, por Tomasi nuk kishte asnjë përgjegjësi apo faj. Edhe pse humbën ndeshjen nuk është fundi i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online