Shaland: Më portretizojnë si hajdut, ja situata me Hadërgjonajn dhe Tomën

Trajneri  i përfaqësues së Kosovës, Bernard Shaland, ka dhënë një intervistë për medien zviceran “Blick”, ku ka folur për situatën me lojtarët me shtetësi kosovare dhe zvicere dhe çështje të tjera që lidhen me detyrën e teknikut 67-vjeçar.

Situata me Hadërgjonajn dhe Tomën – “Hadërgjonaj na kanë thënë të flasim me konsulentin e tij, i cili për momentin nuk dëshiron të flasë me ne. Agjenti i Tomës na ka thënë se lojtari ende nuk ka vendosur dhe se për momentin do të aktivizohet me kombëtaren U21 të Zvicrës”.

LOJTARËT ME DY SHTETËSI – “Kjo është një çështje shumë e nxehtë. Unë kontaktoj lojtarët duke i treguar se jemi të interesuar për ta. Do të isha një idiot nëse nuk do ta bëjë këtë gjë. Aspekti patriotik është shumë i ndjeshëm. Unë nuk vendoj lojtarët nën presion, as agjentët ose prindërit. Nëse dikush zgjedh të përfaqësojë Zvicrën, e kuptoj krejtësisht këtë gjë”.

“Zvicra u kualifikua në Botërorin e Europianin e fundit. Nëse do të isha në vendin e lojtarëve, do të zgjidhja Zvicrën nëse do kisha shanse ideale për t’u përzgjedhur”.

“Kemi një përfaqësuese me potencial. Shumë nga lojtarët tanë nuk luajnë në klube ose kampionate të mëdha, por të gjithë së bashku mund të bëjmë diçka”.

PRESIONI NGA MEDIET – “Në Zvicër media për portretizon si një “hajdut” që marr talentet zvicerane, edhe pse unë nuk vjedh askënd dhe s’kam vendimmarrje në këtë punë. Vendimi u takon lojtarëve, prindërve dhe familjes. Dhe në Kosovë mediet po bëjnë mua se Federatës presion. Lajmet po na vënë shumë në stres. Për shembull nëse dikush na refuzon etiketohet si tradhtar, ndërsa unë jam fajtori për shkak se nuk e parandalova këtë gjë”, përfundoi Shaland.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *