Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka folur para mediave në prag të ndeshjes kundër Danimarkës, një sfidë miqësore. Danimarka renditet e dhjeta në botë dhe kjo sfidë do të jetë një test shumë i mirë për “Dardanët”, që bënë shumë mirë në UEFA Nations League. Për ndeshjen kundër Danimarkës dhe shumë tema të tjera, Shaland tha:
“Për mua është një sfidë e rëndësishme, kemi kaluar në ligë tjetër tani dhe kemi të bëjmë me rivalë të niveli tjetër. Deri tani kemi pasur sukses në Nations League edhe në miqësore, por tani e dimë ccfarë na pret. Nuk luajmë më me ekipe të ligës D dhe kjo do të thotë se do të jetë emocionuese të luajmë me ekipe të forta. Nis një periudhë e re. Është një procesi i rëndësishëm i zhvillimit të ekipit tonë. Tani e nisim nga zero”.
PRITSHMËRITË ME DANIMARKËN – “Fokusi është te Bullgaria, por kjo miqësore është një test para kualifikueseve. Është test real për ekipin. Nuk do jetë thjesht miqësore, por më shumë. Është nder të marrim një ofertë të luajmë miqësore me Danimarkën. Është ekipi i 10-të në botë. U eliminuan nga Botëroti me penallti nga Kroacia. Për ne është shumë mirë të luajmë kundër një ekipi si Danimarka në Kosovë, këtu madje, jo jashtë. Nuk do na duhet të udhëtojmë. Mund të luanim me Gjermaninë në Gjermani, apo me Argjentinën në Zvicër. Nuk donim të udhëtonim.
Qëllimi i parë është të përgatitim ndeshjen me Bullgarinë. Qëllimi i dytë është të shohim veten si do të mbrohemi ndaj një ekipi me sulm të fortë dhe me lojtarë si Eriksen. Tjetri objektiv është të shoh se si do ta mbajmë topin dhe si mund të krijojmë. Në Nations League ekipet na prisnin, Danimarka nuk do e bëjë këtë. Kemi sulmues që po shënojnë dhe po paraqiten mirë, si Rashica, Kololli, Zeneli, Muriqi e Celina. Është një test se si do t’i krijojmë shanset ndaj një ekipi që pason pak. Këto janë objektivat për këtë miqësore. Në ndeshje të tilla mund të kesh një ose dy shanse. Unë kam besim shumë te lojtarët e mi. Lojtarët e sulmit po bëjnë shumë mirë nëpër klube. Rashica, i cili e dinim që ka potencial, po shënon. Edhe Zeneli ëshët në një stad tjetër. Është kënaqësi të shohësh lojtarët tanë kundër ekipeve me mbrojtje të forta. Mund të jemi një nga surprizat”.
“A do ndihet lodhja me Bullgarinë, pasi Danimarka është ekip fizik? Është e qartë që duhet të harxhojmë energji me Danimarkën. Kemi një ditë më shumë se Bullgaria për rikuperimin e energjive, mund të bëjmë 6 zëvendësime, mund të aktivizojmë lojtarë që kanë luajtur pak. Mund të bëjmë një miks. Nuk kam frikë se mund të lodhemi apo për gjëra të tjera. Në vazhdim mund të luajmë me dy ekipe në pak kohë, madje me një ditë më pak se tani. Duhet të jemi të përgatitur për një situatë të tillë”.
SITUATA E EKIPIT – “Valon Berisha është i dëmtuar, por kemi disa mundësi. Kemi Celinën në atë pozicion, po bën mirë te Suonsi. Kjo është jeta normale e një trajneri. Kryeziu u dëmtua dje, por besoj se nuk është diçka serioze. Mund të jetë gati, nuk ka thyerje. Kemi një grup të plotë. Hekurani besojmë se do jetë gati për ndeshjen e dytë”.
OBJEKTIVI NË KUALIFIKUESE – “Kam folur me presidentin Ademi, por jo për objektiva. Ai e di filozofinë time. Unë nuk them dalim të dytët, apo të parët dhe të dalim më poshtë. Nuk kemi objektiv për pikë, apo për vendin në klasifikim. Do i shohim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi një ekip të ri dhe duhet të rritemi. Kemi ndërtuar një ekip dhe nuk mund të flasim për objektiva konkret, Kemi bërë bazamentin, jo katin e parë. Duhet të vazhdojmë të luajmë futboll, jo të presim prapa. Normalisht ndonjëherë edhe pësojmë gola e të humbim. Normal ka edhe ëndrra për suksese, ato janë edhe në kokën time. Kur u takova me Vokrrin nuk më kërkoi të fitoj Ligën, por të ecim përpara. Kemi nisur udhëtimin dhe falë punës dhe morëm rezultate. Duhet të zhvillohemi, kjo ka rëndësi. Janë kualifikuese, duhet të jemi modest dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kemi qenë në Ligën D dhe nuk mund të themi se do kualifikohemi. Duhet të bëjmë mirë tani, të punojmë fort si ekip. Nuk po mendojmë për ndeshjen me Maqedoninë. Të shohim në fund ku e mbyllim. Nëse nuk ia dalim këtu, atëherë mendojmë për gjysmëfinalen e Nations League”.
PRURJET E REJA – “Kam punuar shumë, dimë lojtarët që na duhen. Nuk është e lehtë. Çdo ditë flasim për lojtarë të rinj në Gjermani, apo Zvicër. Vallcci dhe Sadiku janë emra që po lakohen. Nuk janë vendime të lehta. Kemi folur me Hadërgjonajn dhe të tjerë. Nëse ju flisni për lojtarë i bëni dëm Kosovës dhe mua. Nëse ju si gazetarë doni lojtarë të rinj, mos flisni. Ne po punojmë. Shkruhet shumë për Tomën e Hadërgjonajn. Kur të jenë gati letrat, do ua them. Lajmet e pavërteta po na dëmtojnë. Kemi pasur probleme me familjarët e këtyre dy lojtarë pas lajmeve. Ka lojtarë që e kanë shprehur vendimin, sikurse edhe Sadiku. Por ka edhe procedura, kur të përfundojnë do ua them. Spekulimet na dëmtojnë shumë. Asnjë lojtarë nuk më ka thënë jo”.