Herolind Shala ka ndryshuar sërish skuadër. Lojtari i përfaqësues së Kosovës nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Lingbit, e cila edicionin shkuar ra nga kategoria. 26-vjeçari edhe se u aktivizua në ndeshjen e parë të sezonit të ri me ekipin norvegjez, sot ka bërë me dije se do të nisë një aventurë të re, këtë radhë në norvegjez, me ekipin e IK Start.
Skuadra e re ku do të aktivizohet mesfushori, i cili ka luajtur dhe për Shqipërinë, është në mes të kampionati dhe ka si objektiv mbijetesën, pasi aktualisht ndodhet në zonën e rrezikut për rënie.
“Klub i ri në karrierë. Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat. Jam mjaft i lumtur për aventurën e re që po nis. Mezi po pres të fillojmë”, përfundon postimi i Shalës.
Shala është rritur në Norvegji, shkëlqeu te Odd dhe prej aty kapi kombëtaren shqiptare. Deri aty, gjithçka perfekte për mesfushorin, që siguroi edhe një kontratë me Spartën e Pragës, por aty nuk ia doli.
Huazim te Liberec, ku shkëlqeu, pastaj në Turqi te Kasimpasha, pa shumë sukses. Sparta ia ka shitur Lingbit dhe tani vjen firma në Norvegji.