Shala luajti me krahë të thyer kundër Shqipërisë, reagimi i Gjimshitit kur u la jashtë Euro16: Zoti nuk të jep atë që do, jo se nuk e meriton, por se meriton më shumë

Nëse De Biazi nuk e bën ende gjumin e qetë, arsyeja është Berat Gjimshiti. Në kohën kur drejtonte Shqipërinë dhe në shkonim në Francë, ish-trajneri i Shqipërisë zgjodhi që të kthente në shtëpi Gjimshitin, Shalën, Rashicën dhe Rrahmanin.

Në fund, ishte vetëm Berat Gjimshiti që zgjodhi të qëndronte te Shqipëria. Në fakt, ndoshta ishte lojtari që e meritonte më shumë se gjithë të tjerët të mbetur në shtëpi atë biletë Europiani. Gjimshiti nuk reagoi keq, heshti. Madje as në kohën kur Panuci e la në stol. Me ardhjen e Silvinjos, Berati mori shiritin e kapitenit dhe na dërgon në Europianin e Gjermanisë.

Por vërtet interesante është rishikimi i pamjeve të vjetra në momentin kur Berat Gjimshiti mori valixhen në dorë dhe do të largohej nga grumbullimi. Themi interesante pasi tani jemi të lumtur se Zoti i dha një mundësi të dytë Gjimshitit. Në atë kohë i shkatërruar emocionalisht, Berati kërkon largimin sa më parë nga vendi që i ngjallte shumë kujtime të këqija dhe tani, e sheh veten në kulmin e karrierës.

Por cili ishte reagimi i Gjimshitit në rrjetet sociale në të kohë? Ai postoi një foto në Instagram së bashku me Rashicën ku shkruante: “Ndonjëherë Zoti nuk të jep atë që do, jo se nuk e meriton, por se meriton më shumë”. Dhe kishte të drejtë, tani Gjimshiti shkon në Europian me shiritin e kapitenit. Ndërkohë nga krahu tjetër, Herolind Shala luajti me krahë të thyer në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe sipas rrëfimit të vetë lojtari, sakrifikoi shumë pasi donte t’i tregonte Shqipërië sesa gaboi me të që e la jashtë Europianit. (Shiko kronikën e plot të Gjimshitit në videon më poshtë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online