Java e fundit ka rezervuar një surprizë të pazakontë për klubin e Shaktarit Doneckut. Tapeti i stadiumit të Karkivit, ku “minatorët” luajnë prej më shumë se një viti filloi të shfaqte gropa nëpër të gjithë sipërfaqen.
Punëtorët e fushës e kuptuan që kishin të bënin me një koloni urithësh dhe iu futën punës për të neutralizuar rrezikun. Fatmirësisht ata ia dolën të kapnin me anë kurtheve urithët dhe tani nuk ka ngelur më asnjë pengesë për zhvillimin e ndeshjeve të Champions-it në stadiumin përkatës.