Në verën e 2017-ës shumë njerëzve nuk po u besonin veshëve kur dëgjuan se Real Madrid kishte blerë për 40 milionë euro 16-vjeçarin Vinisjus Zhunior nga klubi i Flamengos. Fakti më i habitshëm i kësaj transferte ishte se asokohe adoleshenti Vinisjus ende nuk kishte luajtur një ndeshje si profesionist.
Tanimë, më shumë se një vit e gjysmë pas transferimit të bujshëm, Vinisjus është kthyer një titullar te Real Madrid dhe ka marrë ftesën e parë nga kombëtarja braziliane. Ndërsa është ende vetëm 18 vjeç, në të njëjtën moshë Markus Rashford debutoi për Mançester Junajtid.
Duket se shembulli i Vinisjus ka bërë që klubet e tjera në Europë të marrin përsipër një risk të ngjashëm. Shaktar Donetsk është skuadra që imituar strategjinë e “Los Blancos”, duke zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen për blerjen e talentit të Gremios Matues Tete.
Grêmio to transfer Tetê Furacão to Shakhtar Donetsk for € 10 million. Player will sign for 5 seasons.
Good luck! pic.twitter.com/Vk0rJIi6i9
— BLITZ Tricolor (@blitztricolor) February 25, 2019
Fantazisti 19-vjeçar, njësoj si Vinisjus nuk ka luajtur asnjëherë me ekipin e parë, por vetëm futboll moshash, gjithsesi kjo nuk e ka frikësuar aspak skuadrën ukrainase e cila shpenzuar 10 milionë euro për kartonin e talentit premtues.