Shabani bën zgjedhjen e tij, pranon ftesën e Gjermanisë

Meritan Shabani ishte pjesë e diskutimeve në Shqipëri dhe Kosovë një muaj më parë, teksa të dyja Federatat ishin të interesuara për lojtarin e Bajernit të Mynihut. Alban Bushi, trajneri i 21-vjeçarëve të Shqipërisë theksoi se FSHF është në rrugën e mbarë për të afruar 19-vjeçarin, ndërsa në anën tjetër ishte trajneri i Kosovës Bernard Shaland, i cili deklaroi se mesfushori do të luante për ta.

Mirëpo, një postimi i Shabanit ditën e djeshme vë në pikëpyetje vërtetë të ardhmen e tij sa i përket përfaqësimit të një shteti. Deri më tani për Shabani na pasur interesim Gjermania, skuadrat e moshave më saktë dhe zgjedhja e parë e 19-vjeçari duket se është pikërisht përfaqësuesja e vendit ku ka lindur.

Vetë lojtari ka postuar dje dy foto ku shihet që e ka nisur ndeshjen mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20 nga minuta e parë. Shabani ka mundësi për të luajtur për Kosovën apo për Shqipërinë, me skuadrat e para për sa kohë nuk luan me ekipin e parë gjerman, por siç kuptohet është një “gomë rezervë” për lojtarin, i cili Gjermania e tundon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *