VIDEO/ Vojvoda shpërthen në Serie A, tjetër asist nga këmbët e mbrojtësit shqiptar

0

Mërgim Vojvoda po kalon një formë të shkëlqyer në radhët e Torinos. Skuadra italiane rezultoi zgjedhja e duhur për të, teksa menjëherë ka arritur të zërë vendin e tij në ekip. Mbrojtësi shqiptar është kthyer sërish protagonist për torinezët.

Në minutën e 33-të të takimit, Vojvoda hedh një top ngra krahu i djathtë në drejtim të zonës kundërshtre, ku gjen bashkëlojtarin Linetty. Ky i fundit më pas tund rrjetën e Sasuolos, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Aktualisht janë luajtur 45 minutat e para të takimit mes Sasuolos dhe Torinos, të cilin e udhëheqin këta të fundit me shifrat minimale 0-1. Mërgim Vojvoga vijon të shpërthejë kështu me asiste në Serie A, pasi ky ishte 3-ti që nga momenti kur ka veshur fanellën e “granatave”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.