Sfida e mbrëmjes/ Me sytë nga reflektimi i Partizanit dhe ushtar Telushi, Skënderbeu do përsëritjen e Tiranës

Pas një periudhe të gjatë pezullimi te kampionatit, sot do te rifillojë Superliga shqiptare. Katër ndeshje do të zhvillohen në orën 17:00, ndërsa supersfida Skënderbeu-Partizani do te luhet në 20:00. Kjo përballje është tepër e rëndësishme, sepse nje fitore e të dyja skuadrave do të ishte një hap drejt Europës

Partizani vjen nga një formë mjaft e dobët, ku në 4 ndeshjet e fundit, ka arritur të marrë vetëm një pikë ndaj Bylisit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2. Gjithashtu të kuqtë morën nje goditje mjaft të fortë në derbin Tirana-Partizani, në Air Albania, ku si rrallëherë pësuan 5 gola. Ky rezultat i thellë u reflektua edhe në sfidat e radhës përballë Vllaznisë e Teutës, ku dolën nga takimet pa asnjë pikë.

Nga ana tjetër, Skënderbeu me Ilir Dajën është duke kaluar në gjurmët e Tiranës së Egbos, pasi numërojnë 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit. Këto statistika flasin fare qartë që mbërritja në Europë dhe pavarësisht vendimit që do të merret në shkallët gjyqësore, është objektivi që korçarët duan ta arrijnë me çdo kusht. Partizani mbetet me sytë nga një rikthim i ushtarit Bruno Telushi, si në momentet e tij më të mira dhe jo me tepër luhatje, ndërsa Skënderbeu kërkon triumfin e radhës në kryeqytet me idenë që Daja ka krijuar në ekip se më i rëndësishmi brenda skuadrës…është vetë grupi! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online