“Do shisnim dy lojtarë nga 100 milionë euro”! Presidenti i Benfikës gjen zgjidhje tjetër: Nuk i jap me pak para, do marrim kredi

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi ka ndikuar në buxhetet e klubeve të futbollit duke e përkeqësuar situatën, pavarësisht faktit se tashmë po kthehet ky sport në shumë vende të Europës. Por humbjet do të mbeten të mëdha dhe kriza do të ndihet.

Kjo do të reflektojë edhe në uljen e çmimeve për të blerë kartonët e lojtarëve. Gjithsesi presidenti i Benfikës, Luis Filipe Vieira, e ka gati zgjidhjen. Për asnjë mënyrë nuk do t’i heq futbollistët e tij me çmime më të ulëta, ndërsa si zgjidhje sheh marrjen e një kredie. Nëse nuk do të ishte për pandeminë, atëherë dy nga pjesëtarët e skuadrës do të shiteshin për shifra rekord nga 100 milionë euro secili.

“Benfica është një nga klubet më të mira në botë, nuk do të ndryshojë. Në këtë ditë Benfica nuk ka pse të shesë askënd. Në dy ose tre muaj nuk kam asnjë ide sesi do ta zgjidhim krizën, ndërsa mund të marrim kredi. Nëse nuk do të ishte për pandeminë, ne do të shesim praktikisht dy lojtarë për 100 milion euro secili. Tani është e pamundur”, ka thënë kreu i Benfikës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online