Sezoni i ri, Superiorja nis në shtator

Vladimir Prenga

Sezoni i ri futbollistik ende nuk ka nisur, por tashmë është përcaktuar se kur do të nisë Superiorja për sezonin 2017-2018. Komiteti Ekzekutiv në FSHF, i grumbulluar sot, ka vendosur që ndeshjet e javës së parë të Kategorisë Superiore  të luhen më 9 shtator, ndërsa një javë më pas do të nisë Kategoria e Parë.

Pak ditë më parë ishte Ilir Shulku ai që sqaroi se u është kërkuar klubeve ta vendosin se kur do të nisë kampionati: “Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet dhe do të vendosë se kur do të nisë kampionati. Gjithashtu, do të vendosë edhe për Kategorinë e Parë. Për Superioren dy janë mundësitë, në 10-ditëshin e fundit të gushtit ose në atë të shtatorit. Klubet na kanë kthyer përgjigje dhe javën e ardhshme do të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje”.

Një nga klubet që kërkoi nisjen e kampionatit në shtator është kampionia e sezonit të fundit, skuadra verilindore e Kukësit. Pjesëmarrja në Champions dhe koha e pakët që ekipi ka pasur për të pushuar, ka bërë që drejtuesit e këtij klubi që të kërkojnë shtyrjen e kampionatit, kjo pasi parashikohet që të niste në muajin gusht. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka kërkon kohë për të rigjeneruar energjitë për sezonin e ri dhe duket se do ta kenë atë. Në Europa League konkurrojnë edhe Skënderbeu me Partizanin, me këta të fundit që mund ta mbyllin aventurën Europiane para ekipeve të tjera. Deri më tani këto skuadra kanë lëvizur në merkato, ndërkohë që Partizani pritet të ketë një periudhë riorganizimi, ndaj shtyrja e kampionatit i shkon disi për shtat, pasi do i japë mundësinë trajnerit të ri ta njohë më mirë skuadrën.

Edhe trajneri Shpëtim Duro nuk e kishte ndarë mendjen se kur do të niste përgatitjet me skuadrën e tij, teksa ka deklaruar në një intervistë për gazetën se kjo varej nga data e fillimit të kampionatit. Lëvizjet në Vlorë kanë qenë të shumta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Nga sa kuptohet ata nuk e kanë me nxitim, ndaj e mbështetnin nisjen e kampionatit në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online