Sezon i ri, rregulla të reja! FSHF jep detajet mbi ndryshimet në Rregullat e Lojës 2020/21

Sezoni i ardhshëm në Superiore dhe në kategoritë më të ulta të futbollit shqiptarë do të vijë edhe me ndryshime në rregullore. Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë me të gjithë edhe rregullat e reja që do të duhet të zbatohen nga lojtarët, por edhe nga gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi në fushën e lojës. Ndryshime do të ketë në disa pika, si goditja e penalltive, gjuajtjet e lira, pozicioni jashtë loje apo sjelljet e pahijshme, thjesht për të përmendur disa prej tyre.

Sipas modifikimeve në rregulloren për sezonin 2020/21 nëse një lojtar shënon gol pasi ka prekur me dorë topin, qoftë kjo edhe aksidentalisht, atëherë goli do të anullohet pasi konsiderohet shkelje. Vëmendje ka marrë edhe ekzekutimi i 11 metërshave, ku nëse një portier kryen shkelje, por topi i goditur përfundon në rrjetë, atëherë penalltia nuk përsëritur dhe do të akordohet gol, në të kundërt lojtarit kundërshtar i lind e drejta të rigjujë topin nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftim i FSHF-së:

Në vazhdim do të gjeni ndryshimet e Rregullave të Lojës për edicionin 2020/2021. Për çdo ndryshim, teksti i ri/i ndryshuar/shtesë është i dhënë,  i ndjekur nga një shpjegim në lidhje me ndryshimin.

Shënim: Tekstet me bold dhe të pjerreta janë tekste të reja ose të ndryshuara.  Tekstet me vizë në mes janë tekste të fshira nga rregullorja e vjetshme.

Rregulli 1 – Fusha e lojës
10. Portat
Tekst i ndryshuar
(…)
Shtyllat pingule dhe ajo horizontale duhet të jenë të ndërtuara prej një materiali të aprovuar. Ato mund të jenë në formë katrore, drejtkëndëshe, rrumbullake, eliptike ose një kombinim i tyre dhe duhet të mos paraqesin rrezik.

Shpjegim
Shtylla horizontale dhe ato vertikale mund të  jenë një kombinim i të katër formave kryesore.

Rregulli 2 – Topi
   2. Zëvendësimi i topit me defekt
Tekst i ndryshuar

Nëse topi bëhet me defekt:
• loja ndalet dhe

  • rifillon duke lëshuar topin tjetër, në vendin ku topi i mëparshëm doli jashtë përdorimit me top të diskutueshëm.
    Shpjegim
    Ndryshimi për të qenë në përputhje me Rregullin 8
    Rregulli 4 – Pajimet e lojtarëve
  1. Pajime të tjera – Pajisjet elektronike dhe sistemet matëse (EPTS)

Tekst i ndryshuar

Kur teknologjia (WT) mbahet në trup, si pjesë e performancës elektronike dhe sistemi matës (EPTS) është përdorur në ndeshje të luajtura në një kompeticion zyrtar të organizuar nën patronazhin e FIFA-s, konfederatave apo federatave kombëtare të futbollit, organizatorët e garës duhet të sigurohen që teknologjia bashkangjitur në pajimet e lojtarit nuk është e rrezikshme dhe duhet të mbajë në vijim shenjën.  Dhe është në përputhje me standartet: IMS(International Match Standard) ose FIFA QUALITY
Kjo shenjë tregon se ajo është testuar zyrtarisht dhe plotëson kërkesat minimale të sigurisë së Ndeshjeve të Standartit Ndërkombëtar zhvilluar nga FIFA dhe miratuar nga IFAB.
Institutet që kryejnë testet janë subjekt të Miratimit nga FIFA.

Aty ku performanca elektronike dhe sistemi (EPTS) përdoren (në varësi të marrëveshjes me federatën kombëtare të futbollit/organizatorin e garës) është përgjegjësia e asaj ndeshje ose e organizatorit të ndeshjes të sigurojë që informacioni dhe të dhënat e transmetuara nga EPTS ne zonën teknike gjatë ndeshjeve të luajtura në një kompeticion zyrtar të jenë të sakta.

Shpjegim
Ndryshimet reflektojnë përditësimet e standarteve të FIFA-s për pajisjet EPTS.

Rregulli 10 – Përcaktimi i rezultatit të ndeshjes

3.Goditjet nga pika e penalltisë
Tekst i ndryshuar

Goditjet nga pika e penalltisë ekzekutohen pasi të ketë përfunduar ndeshja dhe derisa nuk është përcaktuar ndryshe,Rregullat e Lojës të përshtatura aplikohen.
Një lojtar i cili është përjashtuar me KK gjatë ndeshjes nuk lejohet të marrë pjesë: paralajmërimet dhe ndëshkimet (KV) gjatë ndeshjes nuk do të merren parasysh gjatë goditjeve nga pika e penalltisë.

Shpjegim
Ndëshkimet (KV) dhe paralajmërimet e dhëna gjatë ndeshjes (përfshirë kohën shtesë) nuk do të merren parasysh duke qenë se  goditjet nga pika e penalltisë nuk janë pjesë e ndeshjes. Një lojtar që merr KV gjatë ndeshjes dhe gjithashtu edhe gjatë goditjeve nga pika e penalltisë nuk do të përjashtohet me KK.

3.Goditjet nga pika e penalltisë
 Tekst i ndryshuar

Gjatë goditjeve nga pika e penalltisë
(…)
Nëse portieri kryen shkelje dhe si rezultat goditja përsëritet,portieri duhet të ndëshkohet paralajmërohet për shkeljen e parë dhe më pas ndëshkohet(KV) për çdo shkelje në vazhdim.

Nëse të dy, portieri dhe lojtari që gjuan topin kryejnë shkelje në të njëjtën kohë:
nëse goditja është humbur ose pritur, goditja rigjuhet dhe të dy lojtarët paralajmërohen(KV)
në qoftë se gjuajtja shënohet, goli nuk lejohet, goditja regjistrohet si e humbur dhe lojtari që goditi topin ndëshkohet.

Shpjegim
Shumë portierë kryejnë shkelje nga keq-parashikimi i momentit të goditjes së topit, kështu që portieri  duhet të paralajmërohet për shkeljen e parë por duhet të ndëshkohet (KV) për çdo goditje të përsëritur ose pasardhëse.
Kur (rrallë) portieri dhe goditësi kryejnë shkelje ekzaktësisht në të njëjtën kohë, goditësi do të penalizohet, siç ndodh me ‘’ndalimet’ e palejuara para topit që shkakton shkeljen nga ana e portierit më pas.

Rregulli 11 – Pozicioni jashtë loje

 2.Shkelja e pozicionit jashtë loje
    Tekst i ndryshuar

Një lojtar që është në pozicion jashtë loje dhe merr topin nga një kundërshtar i cili qëllimisht luan me topin (përveç nga një pritje e qëllimshme nga një kundërshtar) përfshirë një prekje të topit me dorë të qëllimshme nuk konsiderohet të ketë përfituar një avantazh,vetëm nëse është një pritje/prekje e qëllimshme nga një kundërshtar(portier/lojtar) për të shpëtuar portën.
Shpjegim
Sqaron që cdo prekje e topit me dorë e qëllimshme nga ana e mbrojtësit do të konsiderohet ‘’lojë/pasim e/i qëllimshme/qëllimshëm’’ për pozicion jashtë loje. Duke qenë se loja/pasimi e/i qëllimshme/qellimshem e lejuar(goditjet e topit ose goditja me koke)  nga një mbrojtjes bëjnë të mundur që një lojtar që është në pozicion jashtë loje, të mos konsiderohet i tillë,edhe prekja e topit me dorë(që konsiderohet e palejuar) nga një lojtar mbrojtës do të ketë të njëjtin përfundim.

Rregulli 12 – Faullet dhe sjelljet e pahijshme


 1.Goditjet e lira direkte – Prekja e topit me dorë
Tekst i ri

-Për qëllim evidentimi të shkeljeve të prekjes së topit me dorë, pjesa e sipërme e krahut është në një linjë me fundin e sqetullës.

shënim: pjesa e ngjyrosur me jeshile(nuk është faull)
pjesa e ngjyrosur me të kuqe (është faull)

1.Goditjet e lira direkte – Prekja e topit me dorë

Tekst i ndryshuar

Është shkelje nëse një lojtar:
• prek qëllimisht topin me dorë/krah, duke përfshirë lëvizjen e dorës/krahut  drejt topit
• shënon gol direkt në portën kundërshtare me dorë/krah, edhe nëse është  aksidentale, duke përfshirë dhe portierin.
• fiton posedim/kontroll të topit pasi topi ka prekur dorën/krahun e tij ose të një shoku të ekipit edhe nëse është aksidentale dhe menjëherë:
• shënon në portën kundërshtare
• krijon një mundësi shënimi
Është zakonisht një shkelje nëse një lojtar:
• prek topin me dorë/krah kur:
(…)

Përveç shkeljeve të mësiperme, zakonisht nuk është shkelje nëse topi prek dorën/krahun:

(…)

Shpjegim
– Nëse një lojtar sulmues aksidentalisht prek topin me dorë/krah  dhe topi shkon direkt te
një lojtar tjetër sulmues e më pas shënon menjëherë, këtu kemi të bëjmë me shkelje.
– NUK është shkelje, kur pas një prekje aksidentale të topit me dorë, topi përshkon një distancë (pasime ose driblime) dhe/ose kemi të bëjmë me disa pasime para shënimit të golit ose të mundësisë së shënimit.

1.Goditjet e lira direkte – Prekja e topit me dorë
Tekst i ndryshuar

Portieri ka të njëjtat kufizime të prekjes së topit me dorë si çdo lojtar tjetër kur është jashtë zonës. Nëse portieri prek topin me dorë brenda zonës së tij, kur nuk i lejohet, do të akordohet një goditje indirekte por pa masë disiplinore. Sidoqoftë, nëse shkelja është luajtja me topin për herë të dytë (me ose pa dorë), pas një rifillimi loje para se të prekë një lojtar tjetër, portieri duhet të ndëshkohet nëse shkelja ndalon një sulm premtues ose një mundësi të pastër shënimi për ekipin kundërshtar.

Shpjegim
Nëse portieri  qëllimisht luan me topin për herë të dytë pas një rifillimi loje dhe ndalon një aksion premtues ose një mundësi shënimi goli, portieri duhet të ndëshkohet me KV ose KK. Kjo vlen edhe kur prekja e dytë është me dorë/krah duke qenë se shkelja nuk është ‘’prekje me dorë’’, por prekja e topit për herë të dytë ‘’e palejuar’’.

3.Masat disiplinore – Vonesa e rifillimit të lojës për të treguar një karton

Kur arbitri ka vendosur të ndëshkojë ose të përjashtojë një lojtar, loja nuk duhet të rifillojë derisa të kryhet procedura e ndëshkimit, vetëm nëse skuadra joshkelëse nis në mënyrë të shpejtë një goditje të lirë ka një mundësi të qartë shënimi dhe arbitri nuk e ka nisur ende procedurën e ndëshkimit disiplinor. Masa disiplinore mund të administrohet në ndalesën e rradhës; nëse shkelja ishte një ndalim mundësie e pastër shënimi për skuadrën kundërshtare, lojtari duhet të ndëshkohet (KV); nëse shkelja ishte ndalim i një aksioni premtues, lojtari nuk do të ndëshkohet.

Shpjegim
Nëse arbitri lejon goditje të lirë ‘’të shpejtë’’ mbas nje DOGSO, KK bëhet KV, nëse arbitri lejon goditje të lirë ‘’të shpejtë’’ mbas për një shkelje që ndërpreu një aksion premtues, KV nuk do të jepet.

3.Masat disiplinore- Avantazhi

Nëse arbitri lejon avantazhin për një shkelje për të cilën një ndëshkim/përjashtim

duhet të jepej dhe loja të ndalej, ky ndëshkim/përjashtim duhet të tregohet sapo

topi të dalë jashtë loje.Megjithatë, nëse shkelja i mohon ekipit kundërshtar një mundësi të pastër shënimi goli, lojtari ndëshkohet për sjellje josportive; nëse shkelja ishte ndalim i një aksioni premtues, lojtari nuk do të ndëshkohet.

Shpjegim

Nëqoftëse arbitri lejon avantazh për një shkelje(faull) DOGSO KK behet KV, nëqoftëse arbitri lejon avantazh për një shkelje, e cila ndalon një sulm premtues KV nuk do të jepet.

3.Masat disiplinore – Shkeljet e ndëshkueshme

Një lojtar ndëshkohet me karton të verdhë nëse është fajtor për:

(…)

  • mosrespektim të distancës së kërkuar kur loja rifillon me top të diskutueshëm, goditje nga këndi, goditje e lirë ose rivënie anësore

Shpjegim   Përfshirja e shkeljes te ‘’topi i diskutueshëm’’ si e ndëshkueshme për “mosrespektimin e distancës së kërkuar”.

3.Masat disiplinore – Ndëshkimet për sjellje jo-sportive

Ka rrethana të ndryshme kur një lojtar duhet ndëshkuar për sjellje jo sportive,
kur përfshin një lojtar që:
(…)
-kryen një faull çdo lloj shkelje tjetër  e cila ndërhyn ose ndërpret një aksion premtues, perveç rasteve kur arbitri akordon një penallti për një shkelje e cila ishte tentativë për të luajtur me topin.

Shpjegim
Një sulm premtues mund të ndërpritet me një shkelje e cila nuk është një faull me ndërhyrje (psh:prekja e topit për herë të dytë pas një rifillimi loje) kështu që rifrazimi përfshin të gjitha shkeljet, përveç prekjes së topit me dorë që është e përfshirë në tekst.

Rregulli 14 – Goditja e penalltisë
2. Shkeljet dhe ndëshkimet
Tekst i ndryshuar
(…)

Nëse, para se topi është në lojë, ndodh një nga shkeljet e mëposhtme:
• Portieri kryen shkelje:
– nëse topi hyn në portë, goli është i rregullt

 nëse topi del jashtë ose bie në shtyllë, goditja përsëritet vetëm nëse shkelja e portierit  qartësisht ndikoi mbi sulmuesin.
– nëse portieri pret topin, goditja përsëritet,
Nëse nga shkelja e portierit goditja përsëritet, portieri do të paralajmërohet për shkeljen e parë, e më pas për çdo shkelje tjetër gjatë lojës do të ndëshkohet(KV) për shkeljet në vijim;

Portieri ose një bashkëlojtar i portierit kryen shkelje:
 topi hyn në portë, goli është i rregullt
 nëse topi nuk hyn në portë, goditja përsëritet; portieri ndëshkohet nëse është përgjegjës për shkeljen• një lojtar i të dy skuadrave kryen shkelje, goditja përsëritet, vetëm nëse njëri nga lojtarët kryen shkelje më të rëndë (psh:ndalesa para goditjes,feinting)• nëse të dy, portieri dhe lojtari që gjuan topin kryejnë një shkelje në të njëjtën kohë:
– nëse goditja është humbur ose pritur, goditja rigjuhet dhe të dy lojtarët paralajmërohen(KV)
– në qoftë se gjuajtja shënohet, goli nuk lejohet, lojtari që goditi topin paralajmërohet (KV) dhe loja rifillon me një goditje indirekte për ekipin mbrojtës.

                                              Rezultati i goditjes së penalltisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online