Serxho Ramos po merr rolin e liderit edhe në radhët e PSG-së. Megjithëse nuk ka mundur të jetë titullar fiks në fushën e lojës, mbrojtësi spanjoll.po e kryen më së miri punën e tij në dhomat e zhveshjes. Mbape dhe Nejmari janë kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi, duke pasur një krisje në marrëdhënien e tyre. Gjë e cila u pasqyrua edhe në fushë në momentin kur të dy lojtarët debatuan se cili do të ekzekutonte penalltinë e dytë për PSG-në ndeshjen e fundit.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ishte Serxho Ramosi ai i cili mori situatën në duart e tij. Ish-futbollisti i Realit të Madridit ka thirrur veçmas Mbapenë dhe Nejmarin në dhomat e zhveshjes, në mënyrë që të sheshonin mosmarrëveshjet mes tyre. Sigurisht që një konflikt me këtyre dy yjeve të gjigantëve francezë do të sillte vetëm pasoja negative dhe diçka e tillë nuk është në interesin e askujt te PSG-ja./Sport Ekspres/