Sërish barazim, ashtu si 145 vjet më parë!

Viti 1872, disa kilometra larg Glasgout, në Hemillton Kreshent, u luajt sfida e parë mes Skocisë dhe Anglisë, “fshatarët me fustanella dhe currle” dhe ata, “aristokratët”… Kanë provuar të ndahen, në çdo mënyrë, por fati i do bashkë. Edhe pse, derbi i ndarë do të ishte krejt diçka tjetër

Barazimi i sotëm në “Hampden Park”

Skoci-Angli s’mund të jetë kurrë një ndeshje normale… Do të ishte mungesë respekti ndaj historisë, por sidomos ndaj këtij sporti të mrekullueshëm të quajtur “football” (përtej Oqeanit e thërrasin “soccer”, por në Europë nuk duan ta dëgjojnë këtë term “të shpifur”)… Në Britaninë e Madhe lindi gjithçka, madje edhe pasioni, që më pas u eksportua sipas kolonizimeve, por edhe tregtisë e industrializimit.

Skoci apo Angli, ku nisi historia? Edhe sot, lufta e identitetit vazhdon të ekzistojë, teksa në fushë, dy kombëtaret nuk kursehen kurrë. Referendumi i përpara dy vjetësh për t’u ndarë nga Anglia ishte një katastrofë dhe skocezët mbetën të befasuar, madje duke derdhur edhe lot… Urrehen, shumë madje.

Mjafton të shkoni në youtube dhe të kërkoni historinë, ose në Ëikipedia. Edhe pse, ata “fshatarët me currle e fustanellë” nuk shihen me sy të mirë nga ata të tjerët “snobët, borgjezët dhe aristokratët” anglezë. Ata që preferojnë çajin dhe të lexojnë, se sa të kthejnë ndonjë gotë uiski apo skotç.

Beteja – Në “Hampden Park” të Glasgout, gjithçka u nda në paqe, mes katër golash dhe emocionesh pa fund. Sepse, deri në minutën e 70-të të takimit, përveç shkelmash, faullesh dhe kartonësh, rastet u numëruan me gishtat e dorës. Më pas, Oksein Çembërllein gjeti golin për miqtë. Megjithatë, publiku skocez dha atë shtysë të cilën Grifits e mori si frymëzim, duke përmbysur “Tre Luanët” (gol në minutën e 87 dhe 90’, një perlë në goditje dënimi).

Por, teksa entuziazmi dhe shpërthimi i tifozëve ishte ende në fazën e tij më të nxehtë, Herri Kein ftohu gjithçka… Një dush i ftohtë me një gol në fund dhe Gordon Strakan që nga stoli u fokusua me një “fuck off!”, pra “ik pirdhu”… Në fund, shtrëngime duarsh, përqafime dhe duartrokitje të publikut. Një barazim që kënaq të dy palët, për një ndeshje e cila mund të quhet më e vjetra në botë mes dy kombëtaresh.

Historia – Gjithçka nisi një pasdite, ndoshta me shi, sepse në ato anë është refren ky lloj moti. Në ato anë, madje, janë të bindur për dy gjëra: të marrin me vete një çadër, sepse mos tani, pastaj, do të shërbejë dhe, sidomos, që sporti i “shenjtë” të jetë “their own business”, pra “biznesi i tifozëve”, në veçanti për ata që vishen totalisht me të bardhë.

Një “copyright” shekullor, ata dhe vetëm ata. Për besimtarët, nuk bëhet fjalë për priftërinj dhe fe… Është viti 1872, në Hemillton Kreshent, pjesa perëndimore e Glasgout, në atë që zakonisht është një fushë briketi, luhet ndeshja e parë absolute mes Skocisë dhe Anglisë. Ekziston një legjendë urbane se padronët e shtëpisë kanë marrë dhuratë fanella nga skuadra e regbisë së zonës: janë blu, si flamuri i tyre dhe blu do të qëndrojnë gjithmonë.

Edhe atëherë, si sot, do të mbyllej në barazim, por pa gola 0-0… Dhe, pas thuajse një shekulli e gjysmë luhet ende. Në 145 vjet, Anglia ka fituar 46 herë, jo shumë, teksa skocezët kanë 41 fitore…

Bilancet i përkasin historisë dhe librave të statistikave, por fakti është se Skocia dhe Anglia, pavarësisht renditjes FIFA, në fushë tjetërsohen… Derbi është derbi, sidoqoftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *