“Serie A është false, shikoni Piatekun”, Kasano kritikon Murinjon: Po bën figurë m***, trajner pa ide

Antonio Kasano ka folur në “BoboTV“ për kampionatin italian, të cilin e quan fals. Argumentat ku mbështeten janë ato ta Piatekut dje Ikardi. Dy sulmues këta që jashtë Italie kanë zhgënjyer, por në Serie A shkëlqejnë me gola. Ndërkohë ish-sulmuesi i njohur ka folur edhe për Murinjon, të cilin e kritikon për atë çfarë ka bërë deri më tani.

“Është një ligë false. Shikoni Piatekun. Ai u largua nga Italia dhe ishte një fatkeqësi totale pa luajtur kurrë titullar, tani ai kthehet dhe shënon. Ikardi? Që kur ishte në PSG, ai nuk është parë apo dëgjuar më, në ligat e një niveli të caktuar nëse dëshiron të jesh në një klub të madh, duhet të luash futboll.

Murinjo? Nëse thua që Sasuolo është më e fortë se Roma, i hedh lojtarët në m.ut, ne nuk e dimë se ku do të çojë kjo skuadër. Pas entuziazmit të parë, trajneri pa ide që ishte në Totenhem është rikthyer. Është i zoti të kalojë cfarë të dojë, por po e con skuadrën në rraskapitje dhe po bën figurë m**. Merr më shumë se 7 milioë euro dhe ka njerëz si De Zerbi që u derguan në Ukraine. Nuk mund ta merrni Roberton me një rrogë më të ulët?! Do ta kishte sjellë Romën në vendin e katërt”, është shprehur Antonio Kasano./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online