Kalimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi, por edhe shpenzimet madhore të Serisë A këtë verë, kanë bërë që futbolli italian më në fund të rinisë fluturimin, të paktën në aspektin mediatik, sepse gara për të drejtat televizive është bërë e egër.
Ndërkaq, edhe vende që e kishin anashkaluar Serinë A kthejnë sytë nga Italia dhe në Indonezi Seria A do të transmetohet e gjitha këtë sezon, pas dy vitesh pa asnjë ndeshje në televizion. Duhet pasur parasysh se Indonezia është një treg gjigant dhe në vitet ’90 e 2000 Seria A kishte shikueshmëri maksimale, derisa erdhi Calciopoli dhe rrënimi i dekadës së fundit.
Një ndër televizionet në Indonezi ka nxjerr në qarkullim një sport të pabesueshëm për Serinë A, sepse ka bërë një këngë me aktorë e humoristë vendas dhe gjithçka të lë gojëhapur. Shikojeni vetë…
Serie A commercial currently airing in Indonesian television. What have I just seen…pic.twitter.com/TCSynrE6KQ
— Troll Football (@TrollFootball) July 25, 2018