Seria A është rikthyer, rekord sponsorizimesh për ekipet

Në Itali vazhdon kriza ekonomike, por jo për futbollin. Seria A është rikthyer një superfuqi ekonomike dhe këtë e konfirmoi transferimi i Kristiano Ronaldos te Juventusi dhe mbi një miliars eurot e shpenzuara nga ekipet elitare në merkaton e verës, ku u lanë pas vetëm nga Premier Liga angleze.

Përmirësimi i financave të klubeve konfirmohet edhe nga shifra që klubet elitare përfitojnë nga sponsorizimet. Buxheti i përgjithshëm për sezonin 2018-2019 është 125 milionë euro. 16 për qind më i lartë se një edicion më parë, kur nga sponsorët klubet përfituan 105 milionë euro.

Rritja në sezonet e fundit është progresive dhe e dukshme. Mjafton të kujtohet që në vitin 2015 të ardhurat e klubeve të Serisë A nga sponsorët, arrinin në total shifrën e 85 milionë eurove.

Edhe për këtë vit, ekipi që përfiton më tepër është Juventusi, me 26,7 milionë euro. Surprizë në vendin e dytë, ku ndodhet Sasuolo me 18 milionë euro të ardhura. Vendi i tretë ndahet nga Milani dhe Napoli me 15 milionë euro përfitime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online