Sentamu bashkohet të mërkurën, tre miqësore për bardheblutë

Tirana po bëhet gati për edicionin e ri që pritet me shumë interes. Sot janë bashkuar me skuadrën dhe dy afrimet e kësaj vere, mbrojtësi Vinsent Atinga dhe mesfushori Uinful Kobina, të cilët kanë zbritur nga avioni në fushën e blertë të kompleksit “Skënder Halili”.

Dy lojtarët e vetëm që nuk janë me grupin janë Erjon Hoxhallari dhe sulmuesi Sentamu. Mbrojtësi do të vijojë aventurën me Laçin në Europë dhe ndaj Moldes. 23-vjeçari nga Uganda do të bashkohet me skuadrën të mërkurën. Një lajm mjaft i mirë për teknikun Ze Maria që do që ta ketë grupin e plotë sa më parë.

Në anën tjetër mësohet se Tirana do të grumbullohet në hotelin “Privilegj” në mënyrë që futbollistët të jenë të përqendruar gjatë kësaj periudhe përgatitjesh që do të jetë mjaft e ngarkuar. Në të njëjtën kohë bardheblutë kanë programuar dhe tre takime miqësore, megjithatë ende mbete për t’u konfirmuar në ditët e ardhshme. Tirana e ka marrë me shumë seriozitet rikthimin në Superiore dhe ka si synim që me çdo kusht të jetë pretendente të paktën për zonën europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online