Seminari për procesin e licencimit të klubeve në Europë dhe kampionat, FSHF mbledh klubet e Superiores

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore, të cilat do të aplikojnë për të marrë pjesë ne kompeticionet e UEFA-s si dhe në të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF për sezonin e ardhshëm 2021-22.

Siç jeni në dijeni, çdo klub futbolli është i detyruar të përmbushë kriteret e vendosura në Rregulloren e Licencimit të Klubeve për të siguruar një “Licencë të UEFA-s dhe FSHF-së”, e detyrueshme për pjesëmarrje në kompeticionet e tyre. Seminari u zhvillua në dy seanca të ndryshme.

Në seancën e parë, që u drejtua nga Menaxheri i licencimit të klubeve, Eduard Gjini, u trajtuan mënyrat se si duhet të plotësohen dosjet me dokumentet për kriterin sportiv, kriterin e infrastrukturës, kriterin e administratës dhe personelit dhe kriterin ligjor.

Në seancën e dytë, që u drejtua nga eksperti i kriterit financiar Kristaq Ndini, u trajtuan tema rreth përmbushjes dhe plotësimit të dosjeve të kriterit financiar, mbështetur edhe nga dokumentacioni i sjellë nga departamenti i licencimit të UEFA-s si dhe konkluzionet e auditit të fundit te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online