E bujshme/ Shkodran Mustafi “ka lindur me këmishë”, nga talljet te Arsenali përfundon te Barcelona

Duket vërtet e pabesueshme, por Shkodran Mustafi është shumë pranë transferimit te Barcelona. Mbrojtësi shqiptar ka bërë paraqitje shumë të dobëta me Arsenalin dhe shpeshherë bie pre e talljeve të tifozëve “topçinjë”, që kanë kërkuar largimin e tij të menjëhershëm.

Rasti i fundit ka ardhur në mbrëmjen e djeshme atje ku Arsenali humbi në shifrat 1-4 ndaj Manchester City. Vetëm tre minuta nga nisja e lojës dhe Mustafi nuk kishte përqendrimin e duhur, për të lënë tërësisht të zbuluar Gabriel Jesus që të dërgonte topin në rrjetë.

Ndërkohë menaxheri i futbollistit shqiptar, Emre Ozturk ka udhëtuar drejt Spanjës dhe është shprehur se po flet me drejtuesit e Barcelonës pasi janë të interesuar për Mustafin. Një lojtar “i lindur me këmishë” që mund të shfrytëzojë dëmtimin e Pikes dhe krizën e madhe financiare që kanë katalanasit, pasi në çdo rast tjetër ky transferim do të ishte i pamundur që të ndodhte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online