“Ndeshja me Napolin? Do luajmë“, Paratiçi komenton vendimin: Edhe në 4 tetor aty ishim

Ndeshja Juventus-Napoli do të zgjidhet në fushë dhe jo në tavolinë. Apeli i klubit napoletan është pranuar dhe bardhezinjve u është hequr fitorja 3-0. Një vendim i tillë patjetër që është pritur mirë në kampin e kaltër, ndërsa për “zonjën e vjetër” duhet të djersijë në fushë për të marrë sërish ato 3 pikë.

Ka qenë drejtori sportiv i Juventusit ai që ka folur për mikrofonin e “Sky Sports” për këtë çështje. Paratiçi shprehet se bardhezinjtë kanë qenë indiferentë për sa i përket kësaj historie, si dhe siguron gatishmërinë e klubit torinez për të luajtur takimin në kohën dhe datën që do të vendosë Federata. Majde nuk nguron as të hedhë një thumb për kundërshtarët, teksa shton se Juventusi ishte në fushë edhe në datën 4 tetor, kur ishte planifikuar të luhej kjo përballje.

“Komenti i parë mbi vendimin është se ne gjithmonë kemi qenë të huaj dhe indiferentë ndaj historisë. Ne do ta sjellim topin kur ata të na thonë se po. Juventusi do ta luajë ndeshjen. Ne ishim gjithashtu atje në 4 tetor. Një datë? Ne mësuam për vendimin rrugës për në stadium. Nuk jemi ende në kontakt me Ligën. Do të shkojmë dhe do të luajmë në kohën dhe datën e caktuar”, ka thënë Fabio Paratiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online