Selvaxhio ose Ibrahimi në 11-she, shansi për Asanin?

Pezullimi i Prognit sjell balotazh në të djathtë të mbrojtjes. Asani mund të luajë para Basrak. Bardhi e nis si titullar, rikthehet edhe Krasniqi

Tekniku i Partizanit ende nuk ka skicuar formacionin e tij në fushë të blertë. Juliano nuk ka rreshtuar asnjëherë gjatë gjithë javës formacionin duke mos dhënë indikacione për titullarët e sfidës të së shtunës, por ndryshime janë më se të sigurta edhe për shkak të vetë grupit që nuk është i plotë. Megjithatë, numri një i stolit do të ndërhyjë edhe për zgjedhje teknike në skuadër. Problemi kryesor mbetet mbrojtja, pasi Progni ka krijuar probleme me skualifikimin e tij.

MBROJTJA – Për herë të parë mbase do të shohim Selvaxhion se titullar në takimin kundër Kamzës, në program, ditën e shtunë, ora 14:00, në stadiumin e kamzalinjëve. Për të fituar fanellën e titullarit, ai duhet të duelojë me mbrojtësin me eksperiencë Labinot Ibrahimi. Tekniku Juliano duhet të zgjedhë mes të dyve. Me shumë mundësi italiani do të shkojë me eksperiencën e Ibrahimit. Në qendër do të ketë një tjetër rikthim, Krasniqi do të luajë nga minuta e parë. Ai do të jetë përkrah Malotës. Në krahun e majtë tashmë është stabilizuar Kalari që ka ulur në stol Kotobellin.

MESFUSHA – Pa ndryshime do të jetë reparti i mesfushës. Kapiteni Batha do të vendoset në të djathtë, në qendër La Kamera, ndërsa në të majtë do të jetë Vila. Një 3-she që po luan prej disa ndeshjes dhe kanë gjetur mirë njëri-tjetrin.

SULMI – Ndryshime do të ketë edhe në sulm. Në krahun e djathtë do të jetë Trashi. Ai po kalon një formë të kënaqshme dhe jep siguri. Në krahun e majtë në mungesë të Adorjanit dhe Herrerës do ta nisë Bardhi. I riu ka kaluar një formë të mirë, ndërsa tashmë mund të ketë mundësinë të mbesë në formacion. Problemi qëndron në majë të sulmit, Basrak nuk bindi në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Ndryshe ndodhi me Jasir Asanin që në ato pak minuta që iu dhanë në sfidën kundër Flamurtarit, arriti të krijojë impakt pozitiv. Juliano do të vendosë mes të dyve.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha – Ibrahimi (Selvaxhio), Malota, Krasniqi, Kalari – Batha, La Kamera, Vila – Trashi, Asani (Basrak), Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online