Gentian Selmani u kthye në fushë në ndeshjen e fundit të kampionatit, por kapiteni i Laçit duket se nuk është riaftësuar ende nga një dëmtim pësuar disa javë më parë. Një tërheqje në kofshën e djathtë ka detyruar portierin e talentuar që të braktisë kombëtaren U-21, për të vijuar kurimin.
Për pasojë, Alban Bushi ka vendosur të grumbullojë Edmir Salin, portierin 20-vjeçar të Flamurtarit, i cili ka luajtur titullar në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, për shkak se është dëmtuar titullari Nurkoviç.
Paraqitje të mira nga Sali, që ka bindur Bushin ta grumbullojë për ndeshjet kundër Sllovakisë U-21, më 23 dhe 27 mars. Titullari tashmë pritet të jetë Alen Sherri, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Vllazninë.