Gentian Selmani është vetëm 20 vjeç por ka arritur që të ketë një eksperiencë si pakkush në moshën e tij. Mund të konsiderohet dhe si portieri rekordeve, pasi në harkun kohor të tre ditëve do të angazhohet me tre skuadra. Pasi zhvilloi finalen e Kupës me Laçin, nesër do të zbresë në fushë me Shqipërinë U-21. Pas ndeshjes menjëherë drejt Zvicrës, për t;u bashkuar me skuadrën e parë. Rast i rrallë ndoshta, por ja që kapiteni i Laçit dhe i Shpresave do ta realizojë. Pas ndeshje, “gardiani” i bardhezinjve, për “Supersport” komentoi finalen, ku i falënderoi të gjithë shokët e skuadrës për sezonin e zhvilluar, por nuk la jashtë vëmendjes dhe aventurat e tij me përfaqësueset kuqezi. E ardhmja? Selmani e dëshiron një aventurë jashtë vendit.
Çfarë shije lë kjo humbje Selmani?
Ishte një dëshirë e madhe që dot të merrnim Kupën, pasi kemi bërë një sezon të mirë dhe i falënderoj të gjithë çunat, pasi kanë dhënë maksimumin këtë sezon. Kupa ishte objektiv, por nuk mundëm ta fitonim. Do të vazhdojmë me kokën lart.
Nga finalja me Kupës te U-21 dhe më pas drejt Zvicrës…
Sot mbaruam këtë ndeshje do të luaj me U-21 dhe përgatitem për atë ndeshje, më pas do të nisem për Zvicër.
Si e pritët ftesën në Kombëtaren e parë?
Isha shumë i kënaqur dhe shumë i emocionuar., i falënderoj që më zgjodhën dhe premtoj se do të bëj më të mirën atje.
E ndjeni vetën gati për një aventurë jashtë vendit?
Unë stërvitke fort dhe duam maksimumin te vetja. Do ishte akoma më mirë po të luaja diku jashtë dhe besoj se do më bënte mirë.