Selaniku merr zjarr: Javën e ardhshme, kampionë!

Është viti i PAOK-ut, është viti i Selanikut, më saktë pjesës bardhezi të qytetit!

Pa asnjë humbje në 27 ndeshje kampionati, skuadra e drejtuar nga Razvan Luçesku është praktikisht kampione dhe tifozeria në stadiumin “Toumba” e ka nisur festën që sot, në fitoren 3-0 ndaj Lamias.

“Javën e ardhshme , kampionë!”, ushtonte stadiumi, nga thirrjet e 27.000 tifozëve, të uritur për sukses pas 34 vitesh pritje, të lodhur nga dominimi i klubeve të mëdhenj, së pari Olimpiakosi i tmerrshëm, që këtë vit është detyruar të hapë rrugë.

Një kryevepër e trajnerit rumun, e një skuadre shumëkombëshe, me spanjollë, brazilianë, portugezë, afrikanë, holandezë, ukrainas, anglezë dhe pak grekë, ku vetëm portieri Paskalaqis dhe mesfushori Pelkas janë mes 11 futbollistëve më të aktivizuar këtë sezon.

Një ecuri triumfuese, me 24 fitore në 27 ndeshje, një triumf që ka për autor edhe presidentin Ivan Savidis, një figurë e dyshimtë, i aftë të futet i armatosur në fushë dhe të mos i hyjë gjemb në këmbë, por… ky është Ballkani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online