Selajd Hoti, talenti shqiptar që po ndiqet nga Torino

Breza të rinj talentesh me origjinë shqiptare rriten dhe në Itali e Greqi ka shumë futbollistë që janë ende në procesin e rritjes. Thuajse çdo javë dalin në dritë futbollistë të talentuar, që aktivizohen nëpër ekipe moshash, aq sa edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka të vështirë t’i monitorojë e zbulojë në kohë. Emri i fundit që është përmendur në mediat italiane është ai i Selajd Hotit. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, sulmues krahu, i cili po shkëlqen te FC Çervo, klub i kampionateve të futbollit amator, aty ku shpesh vëzhguesit e klubeve të njohur të Serisë A e B zbulojnë talente pa shpenzuar shumë.

Hoti është i aftë të luajë edhe si sulmues i dytë dhe ka teknikë e shpejtësi të admirueshme, përveçse shënon rregullisht. Për këtë arsye, tashmë po e ndjekin me vëmendje Torino, Xhenoa (klub ku është provuar për pak ditë), Virtus Entela dhe shumë klube të tjerë. Hoti është i menaxhuar nga kompania DM Football Management, themeluar nga Daniele Mura, i cili nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, sepse ka punuar shumë në Shqipëri kohët e fundit, duke çuar disa lojtarë shqiptarë në Itali, për provë apo për qëndrim përfundimtar, ndërsa ka piketuar edhe shumë emra të tjerë, një ndër të cilët është portieri i Vllaznisë, Alen Sherri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online