Sekreti dhe beteja e Vialit: Po luftoj sëmundjen e keqe, dua t’i frymëzoj njerëzit!

Xhanluka Viali është kapiteni, i cili ka ngritur Champions-in e fundit për Juventusin. Ishte 22 maji i vitit 1996 dhe djemtë e Marçelo Lipit ngjyrosnin bardhezi Romën, duke mposhtur Ajaksin pas goditjes së penalltive.

Viali kishte luajtur më parë një finale Champions-i para katër vitesh me Sampdorian e tij. Përballë ishte Barcelona e Krujfit, që fitonte kupën me veshë të mëdhenj me një gol të holandezit Kuman në minutën e 112 të kohës shtesë.

54-vjeçari ka zbuluar për “Corriere dello Sport” një sekret, që e mban të fshehur prej 1 viti. Sëmundja e keqe kishte depërtuar në trupin e tij vitin e kaluar dhe i është dashur të luftojë fort për ta kthyer andej nga kishte ardhur. Vuajtje, frikë, por dhe shumë vullnet e kurajë për të fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës. Atë kundër kundërshtarit më të frikshëm… Viali ia ka dalë ta mposhtë, sot ndihet mirë, por beteja vazhdon.

Lëvizja me një triko poshtë këmishës, sepse të tjerët nuk kishin vënë re gjë, për të qenë ende personi që njihnin. Do kisha dashur të vazhdoja ‘luftën’ time pa e treguar një gjë të tillë, por nuk ishte e mundur. E ndava mendjen mos ta fsheh më dhe vendosa të tregoja historinë time. E konsiderova si një fazë të jetës, që duhej përballuar me kurajë dhe nga e cila do të kisha se çfarë të mësoja.”

Tani jam mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe jam rikthyer të kem një fizik prej bishe. Por, akoma nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë kjo ‘ndeshje’. Shpresoj që historia ime mund të shërbejë për të frymëzuar njerëz, të cilët ndodhen në një udhëkryq të rëndësishëm të jetës“, përfundon Xhanluka Viali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online