Sarri nuk bën dot pa mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj nuk lejohet ende që të luajë me Lacion në Serinë A

Problemi i regjistrimeve po vazhdon në kampionatet e njohura të futbollit dhe këtë herë është radha e Elseid Hysajt. Pavarësisht se po vazhdon stërvitjen me Lacion prej kohësh, lojtari nuk është regjistruar ende në Serinë A me skuadrën e re. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e kampionatit, shkodrani figuron pa skuadër deri në këto momente.

Së bashku me të po presin edhe Felipe Anderson, Radu, Kamenovic dhe Luka Romero. Nga krahu tjetër mediat italiane theksojnë se Sarri nuk bën dot pa shqiptarin në mbrojtje dhe Felipe Anderson në treshen e sulmit. Situata duhet të zhbllokohet deri të premtën në orën 12:00. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online