A do të përsëritet historia? E gjithë vëmendja te Myrto Uzuni, sot është në tokën zvicerane

Myrto Uzuni do të luajë në tokën zvicerane. Futbollisti shqiptar do ta nisi si titullar në përballjen ndaj Young Boys e cila është e vlefshme për “Play-Off” në “Champions League”. Ndeshja e parë zhvillohet në transfertë dhe vendos jo pak për ekipin që do të kalojë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, Uzuni është kthyer në protagonistin e Ferencvarosh që në rrugën e kualifikueseve në Champions League. Por dëshira e lojtarit shqiptar është e jashtëzakonshme për të konkurruar mes më të mirëve dhe për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Në rast dështimi, atëherë Ferencvarosh duhet të kënaqej me grupet e Europa League që janë të siguruara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online