Sarri i kthen mbrapsht lojtarin por Tare do të ruajë diplomacinë me agjentin, Barcelona troket në derën e Lacios për… Coutinho-n

Këto ditë pritet të jenë intensive për Igli Taren. “Il Messaggero” raporton se Sarri nuk është i kënaqur me Kamenoviç dhe dëshiron largimin e tij për ti hapur rrugë Kostiç apo Hudson-Odoi. Por drejtori sportiv shqiptar refuzon, teksa në lojë është marrëdhënia me agjentin e lojtarit. Tare kërkon të ruajë diplomacinë, pasi vihet në rrezik rinovimi i Marusiç dhe e ardhmja e Milinkoviç-Saviç.

Ndërkohë nga ana tjetër Barcelona troket në derën e Lacios dhe lë përpara saj një dhuratë, Philippe Coutinho. Braziliani nuk është në planet e Koeman dhe për shkak të pagës së tij të lartë prej 9 milionë eurosh ka nisur puna për një sistemim të ri për të. Coutinho do të ishte një goditje e madhe për bardhekaltrit, që do shtonin cilësi në treshen e sulmit që Sarri kërkon të aplikojë sezonin e ardhshëm.

Barcelona dëshiron shitjen e plotë të lojtarit ose huazimin e tij, por me kushtin që të paguhet një pjesë e madhe e rrogës së tij. Ideja e Coutinho-s pëlqehet në Lacio, por mbetet për tu parë nëse do arrijnë ta finalizojnë këtë transferim. Duhet thënë se në garë janë edhe klube të tjera nga Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online