Sapo përfundoi huazimin, dy klube italiane kërkojnë shërbimet e futbollistit shqiptar

Aristidh Kolaj ka përfunduar huazimin e tij te skuadra e Alesandrisë. Lojtari shqiptar është rikthyer në radhët e Sasuolos, por duket se qendrimi aty nuk do të zgjasë shumë. “Tuttomercatoweb“ raporton se dy klube italiane janë vënë pas 22-vjeçarit.

Bëhet fjalë për Modenën dhe Ternanën, të cilat luajnë në Serinë B të Italisë. Një huazim i dytë do të ishte zgjidhja e duhur për Kolajn, që do të kishte kështu mundësinë të fitonte më tepër eksperiencë, për të qenë më pas gati për të synuar elitën e futbollit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *