Deklaroi hapur largimin, Kahn i ashpër me Lewandowski-n: T’ja dish për faleminderit Bayern-it

Robert Lewandowski ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Bayern Munich me anë të një deklarate për mediat polake. Deklarata e sulmuesit nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit të klubit, Oliver Kahn. Në një prononcim për “Sport1″, legjenda e gjermanisë është shprehur i pakënaqur me fjalët e Lewandowski-t dhe nuk e kupton arsyen përse zgjodhi këtë mënyrë largimi.

“Nuk mund tju them përse Lewa zgjodhi këtë mënyrë për të treguar situatën e tij. Deklarata të tilla janë të dëmshme për imazhin e klubit dhe të lojtarit. Kjo zgjidhje nuk të shpie askund dhe Roberti duhet të ndihet falenderues ndaj Bayern-it. Vlerësimi nuk është rrugë e njëanshme”- u shpreh Kahn. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online