Renato Sançes vazhdon të mbetet një problem që kërkon zgjidhje. Mesfushori portugez u mbështet fillimisht nga Niko Kovaç, por me kalimin e muajve aktivizimet e 21-vjeçarit filluan të rralloheshin.
Në një intervistë për “Bild”, portugezi flet hapur, teksa thotë: Në verë do të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje për huazimin tim, nuk jam ndër ato lojtarë që mjaftohen me vetëm pesë minuta.
Sançez u ble nga Bajerni për 35 milionë euro në verën e 2016-ës, asokohe ishte vetëm 18 vjeç dhe kishte qenë një ndër lojtarët kyç të Benfikës dhe kombëtares portugeze që u shpall kampione e Europës. Fill pas kalimit te Bajerni, forma e mesfushorit pësoi një rënie të frikshme.