Salihi “makinë golash”, tani nis nga dopietat!

“Makineri golash”, i tillë është Hamdi Salihi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola të premten në Austri, duke vazhduar në mënyrën më fantastike aventurën tek ekipi austriak Viner Nojshtad.

Në sfidën e së premtes kundër Lushtenaut, shkodrani ka shënuar një dygolësh brenda 14 minutash. Dhe të thuash që skuadra e tij po mundej, sepse kundërshtarët e Lushtenaut shënuan që në minutën e 6-të. Por, menjëherë vjen ringritja.

https://www.youtube.com/watch?v=1_r-RvUCwDo

Ish-sulmuesi i kombëtares barazoi shifrat në minutën e 11-të, dhe me anën e një penalltie në minutën e 25-të ka kaluar në avantazh ekipin e tij, ndërsa në pjesën e dytë ai u zëvendësua, në minutën e 70-të. Edhe pse është zëvendësuar, skuadra e shkodranit ka fituar 3-2 dhe golat e Salihit kanë qenë vendimtarë për nisjen sa më mirë të kampionatit në Kategorinë e Dytë austriake.

Edhe pse veteran, Salihi duket se do të jetë mbreti i golave në këtë kampionat, me ritmin aktual.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online