Salcburgu duhet yshtur, rekord i frikshëm eliminimesh në Champions

0

Quhej Salcburg, e respektonin të gjithë. E bleu Red Bull, e emërtoi Red Bull Salcburg, premtoi ta bënte super klub. Ia doli, sepse në Austri Salcburg është dominues absolut, i frikshëm, 11 tituj kampionë prej vitit 2005, vetëm 3 para Red Bullit.

Por, në futboll dhe në jetë ka shpesh një “por”, Salcburgu nuk ka traditë në Champions. Pak a shumë si Mançester Siti.

Në fakt, Salcburgu e ka traditën, atë të humbësit perfekt! Prej titullit të parë me Red Bullin, Salcburg ka tentuar 10 herë të kapë grupet e Champions League dhe sot kundër Rijekës dështoi sërish. Dhjetë eliminime rresht, një turp për Red Bullin, që nga inati i çoi yjet te RB Lajpcigu vjet

MALLKIMI – Në vitin 2006-07 erdhi titulli i parë Red Bull, me Xhovani Trapatonin në stol dhe Mateus si zêvendëstrajner. Miliona, sukses, por… i pari në fshat. Po në qytet? Valencia e mundi në kualifikuese, Shahtar Doneck një vit më pas. Dakord, alamet ekipesh, por që aty nisi një ters i pashpjegueshëm. Vitet e fundit: Makabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), dy herë Malmo dhe perla e perlanve, Dudelanzh i Luksemburgut në vitin 2012!

Këtë sezon Rijeka, kampione e Kroacisë, bujshëm. 1-1 në Austri, Salcburgu e hodhi poshtë kualifikimin në shtëpi, sepse sot ngeci 0-0, në një fushë ku nuk fiton askudh prej vitesh.
Bravo Salcburg, tento sërish!
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.