E pabesueshme: Mohamed Salah ka një sozi, që quhet Ahmed Bahaa dhe nëse shikon foton, nuk ka shans ta kuptosh cili është futbollisti i Liverpulit. Ngjashmëri e çuditshme, që nuk mbaron te pamja, sepse edhe Ahmed është egjiptian.
Një ngjashmëri që ka bërë bujë, aq sa Salah e ka takuar sozinë e vet, ndërsa Ahmed bën shaka: “Do thosha që Mohamedi më ngjan mua, unë jam më i bukur”.
Me siguri që si futbollist nuk ka të ardhme, por Ahmedi mund ta quajë veten me fat, sepse të paktën ndonjë karrierë si model e ka të sigurt, duke parë sa shumë e adhurojnë Salahun në Egjipt.